🚌 Budva – Kotorr - Ulqin - 2 ditë

BUDVA, KOTORR, ULQIN

Nisjet:  24 - 25 Prill

Qëndrimi: 2 ditë

Hotel Anita 3* - 39 €/personi

Hotel Bracera 4* - 49 €/personi (Pishine E Brendshme & Spa)

Hotel Avala 4* - 59 €/personi (Pishine E Brendshme & Spa)

Programi:

Dita e Parë:

-Nisja nga Tirana në orën 06:30.
-Nisja nga Durrësi në orën 06:00.
-Nisja nga Elbasani në orën 06:00.

Ndalesë në pikën doganore Muriqan për kryerjen e proçedurave doganore. Pas doganës ndalojmë për të konsumuar mëngjesin. Pas mëngjesit ndalesë panoramike në Shën Stefan. Nisemi drejt qytetit të Kotorit ku do të viziojmë Qytetin e Vjetër, Portin e Jahteve. Ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Budvës. Në Budva do të vizitojmë Kercimtaren e Budvës, Qytetin e Vjetër, Citadelën, Portin e Jahteve. Pas vizitave kryejmë akomodimin në hotel në Budva. Darka në Hotel. Mbrëmja e lirë.

Dita e dytë:

Mëngjesi ne hotel. Pas mëngjesit drejt Ulqinit vizitë në Ulqin, ku do të vizitojmë Kalanë e Ulqinit, Kullën e Balshajve, shëtitoren në Plazh të vogël. Vazhdimi i udhëtimit për në Ada Bojana, grykë derdhjen e lumit Buna. Konsumimi i drekës. Nisja e udhëtimit për në kthim. Mbërritja në Tiranë,  Durrës dhe Elbasan  në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!

Në ofertë përfshihet:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus komod
  • Akomodimi në hotel në Ulqin
  • Mëngjesi dhe darka për ditët e udhëtimit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë shqipërisë.

Në ofertë nuk përfshihet:

  • Siguracioni i jetës në udhëtim
  • Hyrjet në Monumente & Muzeume (Citadela Budva 2.5 €, shëtitje me Anije në Kotor 5 €)
  • Taksa Lokale 1.5 €
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.

Politikat e fëmijëve:

  • – 1.99 vjeç janë falas.
  • 10.99 vjeç, 50% zbritje.
  • Mbi 11 vjeç pagesë e plotë.
  • Nese nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër procure e noterizuar.

Shënim:

  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryeshmë siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls etj.
  • Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.

🚌 Budva – Kotorr - Ulqin - 2 ditë

1 of 6