🚌 Plazh në Dubrovnik - 3 ditë

DUBROVNIK, KOTORR, 3 ISHUJT

Nisjet: 

 27 Gusht - Hotel Ivka 3* - 124 €/personi, Hotel Lero 4* - 129 €/personi

3 Shtator  - Hotel Ivka 3* - 114 €/personi, Hotel Lero 4* 119 €/personi

Qëndrimi: 3 ditë

  • Hotel Lero 4* (Pishinë & SPA) - 350m nga Bellevue Beach - 15 minuta nga qendra e qytetit të vjetër.
  • Hotel Ivka - në qendër të zonës Lapad

Programi:

Dita e Parë:

Nisja në orën 05:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Rrugëtimi vazhdon për në Hercegnovi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Pasi kryejmë proçedurat doganore, kryejmë pushimin për të konsumuar drekën në një nga restorantet më të mirë të zonës  së Grudës. Vazhdohet udhëtimi për në qytetin e Dubrovnikut. Pasi kryejmë akomodimin në hotel, pasdite në shoqerinë e guidës vizitojmë qytetin e vjetër të Dubrovnikut. Vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Françeskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Qendrim pranë Buža Bar për të shijuar perëndimin në këtë qytet. (Opsionale mund të përdorni pishinën e Hotelit ose plazhet pranë tij.)  Kohë e lirë. Darka në Hotel.

Dita e dytë:

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në portin e vjeter te qyetit te Dubrovnikuti. Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Lundrimi në Elaphite ju çon në një ekskursion të plotë ditor për të vizituar tre ishujt më të bukur në arkipelag – Koločep, Šipan dhe Lopud kështu që të mund të eksploroni vendet historike, natyrën e paprekur dhe frymën e kohërave të vjetra. Ju do të lundroni duke qëndruar në bordin e anijeve tona të gjera tradicionale prej druri Kupinova ose Gospe od Karmena të cilat janë ndër më të mëdhatë që vizitojnë ishujt dhe janë të pajisura me tualete në bord, kuzhinë, zonë ngrënieje dhe kuverta panoramike të diellit. Qendrimi është i organizuar në secilin ishull (Koločep rreth 1 orë, Šipan 45 minuta, Lopud 2:30 orë) mjaftueshëm kohë për të vizituar, për të eksploruar pamjet lokale, për të bërë banjo dielli dhe not. Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale dhe kushton 35 euro ku ju përfshihen dreka, pije joalkolike dhe alkolike pa limit. Kthimi në hotel. Darka në hotel. Qëndrim i lirë në qendër të qyteti ku nuk mungojnë sugjerimet e guidës.

Dita e Tretë:

Pas mëngjesit dhe check out, nisemi drejt qytetit te Kotorit, ku do të kemi mundësi te vizitojmë qytetin e vjetër, të konsumojmë drekën. Kohë e lirë (Opsionale shëtitje me anije në Gjirin e Kotorit). Pas qëndrimit në Kotor nisemi drejt Tiranës. Mbërritje në Tiranë rreth mbrëmjes.

Në ofertë përfshihet:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus komod
  • Akomodimi në hotel Lero 4*
  • Mëngjesi dhe Darka për ditët e qëndrimit
  • Përdorimi i pishinës së Hotelit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë shqipërisë.

Në ofertë nuk përfshihet:

  • Siguracioni i jetës në udhëtim i detyrueshëm
  • Shëtitja me anije 35 €/personi
  • Taksa Lokale 1.4 €/personi në natë
  • Hyrjet në muzeume dhe atraksione turistike
  • PCR TEST/RAPID TEST
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.

Politikat e fëmijëve:

  • – 2.99 vjeç janë falas.
  • 7.99 vjeç, 50% zbritje.
  • Mbi 8 vjeç pagesë e plotë.
  • Nese nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër procure e noterizuar.

Shënim:

  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryeshmë siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls etj.
  • Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.

🚌 Plazh në Dubrovnik - 3 ditë

1 of 7