🚌 Korçë & Dardhë - 2 ditë

Nisja:

23 - 24, 30 - 31 Janar

Qëndrimi: 2 ditë

Hotel Koçibelli, në qendër të Korçës

Fjetje me mëngjes - 3 900 lekë/personi

Fjetje me mëngjes & darkë - 4 900 lekë/personi

-

Programi:

Dita e parë:
Nisja nga Tirana në orën 07:00. Pas takimit me guidën do të nisemi drejt qytetit të Pogradecit. Mbërritja në Volorekë. Vizitë në pikën turistike të Drilonit për rreth 1 orë, nisemi drejt Qytetit të Serenatave, Korçë. Kohë e lirë për të vizituar qytetin si : Mësonjëtorja e parë Shqipe, Muzeu i Arsimit, Katedralen Ortodokse të Korçës, dhe për të shijuar rrugicat me kalldrem të qytetit. Kafja dhe dreka sugjerohen në Pazarin e Vjetër të Korçës i cili është kthyer në një nga pikat më të forta turistike të qytetit. Akomodimi në Hotel në Korçë, kohë e lirë për të pushuar. Darka e lirë ku nuk mungojnë sygjerimet e shoqëruesit.

Dita e dytë:
Pas mëngjesit në hotel, nisemi për në Dardhë drejt pistës së skive Bigell, e vetmja pistë per ski në Shqipëri me teleferik. Pas mbërritjes në pistën e skive, zgjedhim paisjet sipas preferencave dhe pas një trajnimi flash për teknikat e skijimit, aventura e skive është e gjitha e juaja për tu shijuar. Pista e skive Bigell në Dardhë, disponon 3 pista dhe 2 teleferik, të përshtatshme për çdo kategori. Dreka e lirë për tu konsumuar në restorantin e ndodhur në pisten e skive ku mund të provoni gatimet tradicionale përseri nëse nuk jeni ngopur akoma me lakrorin me dy petë apo mishin e qingjit. Pas drekës rreth orës 16:00 nisja drejt Tiranës. Ndalesë për kafe në Pogradec buzë liqenit. Pas pushimit në Pogradec vazhdimi udhëtimit për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë në darkë. FUNDI I UDHËTIMIT TONË !

Në ofertë përfshihet :

  • Transporti me automjet komod
  • Akomodim në Hotel Koçibelli 4*
  • Mëngjeset dhe darkat opsionale
  • Shoqërues Shqiptare

Në ofertë nuk përfshihet :

  • Gjithçka qe nuk është përmendur në rubrikën "ne çmim përfshihet"
  • Dreka opsionale menu me gatime tradicionale 1200 lekë/personi.
  • Darka opsionale menu me gatime tradicionale 1000 lekë/personi.

Politikat e fëmijëve :

  • 0-1.99 vjeç janë falas
  • 2 -5.99 vjeç 15 % zbritje
  • Mbi 6 vjeç paguan si i rritur

Shënim :

  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë extra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 5 ditë para nisjes.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për kushtet atmosferike.
  • Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.

🚌 Korçë & Dardhë - 2 ditë

1 of 6