🚌 Korçë – Drilon - Voskopojë - 2 ditë

KORÇË, VOSKOPOJË, TUSHEMISHT, DRILON

Nisjet:

23 – 24, 30 – 31 Janar

Qëndrimi: 2 ditë

Çmimi: Hotel Kocibelli (Korçë) – 3 900 lekë/personi me mëngjes & 4 900 lekë/personi me mëngjes & darkë

Çmimi: Hotel Cavalioti (Voskopojë) – 5 500 lekë/personi me mëngjes & darkë

-

Programi:

Dita e parë:

-Nisja nga Tirana në orën 06:00.
-Nisja nga Durrësi në orën 05:15.
-Nisja nga Elbasani në orën 06:30.
Vazhdim i udhëtimit tonë drejt Parkut Natyror në Drilon me një ndalesë gjatë rrugës për pushim dhe kafe. Vizitë në Tushemisht tek “Teto Ollga”.  Opsionale lundrim me varkë në Drilon. Mbërritja rreth mesditës në Korçë. Akomodohemi në hotel. Dreka e lirë dhe më pas nisim vizitat në pikat kryesore të qytetit: Bulevardi, Katedralja, Pazari i Vjetër, Mesonjtorja e Parë, etj. Darka do të konsumohet në hotel. Mbrëmje e lirë në Qytetin e Serenatave.

Dita e dytë:

Mëngjesi në hotel. Kohë e lirë për të shijuar kafen e mëngjesit në qytetin e Korçës dhe për të bërë një ecje në parkun e qytetit. Më pas nisemi drejt Voskopojës. Sapo mbërrijmë nisim vizitat dhe njohjen me historinë e fshatit të Voskopojës. Ecim nëpër rrugët e gurta për të prekur nga afër fshatin me kishat e njohura dhe natyrën mbresëlënëse. Konsumojmë drekën me gatime tradicionale dhe më pas nisemi për në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Mbërritja në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!

Në ofertë përfshihet :

  • Transporti me automjet komod
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjesi dhe darka (opsionale për Hotel Koçibellin)
  • Shoqërues Shqiptare

Në ofertë nuk përfshihet :

  • Gjithçka qe nuk është përmendur në rubrikën "ne çmim përfshihet"
  • Dreka opsionale me gatime tradicionale 1200 lekë/personi
  • Dreka opsionale me gatime tradicionale 1000 lekë/personi

Politikat e fëmijëve :

  • 0-1.99 vjeç janë falas
  • 2-5.99 vjeç perfiton 15 % zbritje
  • Mbi 6 vjeç paguan si i rritur

Shënim :

  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë extra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 1- 3 ditë para.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për kushtet atmosferike.

🚌 Korçë – Drilon - Voskopojë - 2 ditë

1 of 6