🚌 Liqeni Matka – Shkup – Tetovë – 2 ditë

Qëndrimi: 2 ditë

Nisjet: 24 - 25 Prill

Çmimi me mëngjes 39 €/personi

Programi:

Dita e Parë:

-Nisja nga Tirana në orën 06:00.
-Nisja nga Durrësi në orën 05:00.
-Nisja nga Elbasani në orën 06:30.
Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së kontrollit në Qafë Thanë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Mbërrijmë në Ohër ku do kemi mundësi të vizitojmë qytetin e vjetër, pazarin, shëtitoren buzë liqenit (opsionale lundrim me varkë në liqen), kishën e Shën Sofisë, fortesën e Samuilit dhe jo vetëm. Pasi t’i kemi marrë më të mirën Ohrit nisemi drejt Tetovës, ku do të kemi mundësi të prekim atraksionet turistike më të bukura të qytetit. Akomodohemi në NB HOTEL SPA 4*, në qendër të qytetit ku mund të shfrytëzojmë lehtësirat e hotelit si: pishina dimërore, sauna, jacuzzi dhe banja turke. Darka në restorantin e hotelit dhe mbremja e lirë.

Dita e dytë:

Pas mëngjesit në hotel do të udhëtojmë drejt Kanionit Matka, i vendosur në perëndim të Shkupit në një hapsirë rreth 5.000ha, i veshur me bukuri natyrore mbresëlënëse dhe i rrethuar me manastire mesjetare. Pjesa më e madhe e ditës së dytë do të shpenzohet në Liqenin Matka ku sugjerohet të konsumohet dreka në restorantet buzë liqenit dhe të provoni lundrimin me motorskaf në liqen. Lundrimi do të jetë deri në shpellën Vrelo e cila është listuar si një prej bukurive natyrore më të veçanta në botë.
Më pas do të vizitojmë Kopshtin Zoologjik në Shkup, ku do kemi mundësi të shohim nga afër Gjirafa, Elefantë, Gamile dhe kafshë të tjera nga e gjithë bota që do t’i zbulojmë kur të jeni aty. Më pas na pret qyteti i Shkupit, i vendosur rreth 25 km larg Tetovës. Vizita jona fillon nga shtëpia e Nënë Terezës, për të kaluar më pas tek sheshi i shatërvanëvë “Aleksandri i Madh”, Ura e Gurit, Ura e Artistëve, Blloku i Muzeve, Carshia e Vjeter, etj. Pas vizitave në Shkup nisemi në rrugën e kthimit. Mbërritja në Elbasan, Tiranë dhe Durrës në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!

Në ofertë përfshihet:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me autobuz komod
  • Akomodimi në hotel me 5* 
  • Mëngjesi në Hotel
  • Përdorimi i Pishinës dimërore, Saunës, Jacuzzit & Banjos Turke
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë shqipërisë.

Në ofertë nuk përfshihet:

  • Dreka
  • Bileta e varkës për lundrimin në Liqenin e Ohrit – 5 € (opsionale)
  • Bileta e motoskafit për lundrimin në Liqenin Matka – 5 € (opsionale)
  • Bileta e hyrjes tek Kopshti Zoologjik – 1 € (opsionale)
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.

Politikat e fëmijëve:

  • – 2.99 vjeç janë falas.
  • – 6.99, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton 50% ulje
  • – 11.99, përfiton 25% ulje
  • Mbi 12 vjeç pagesë e plotë.
  • Nese nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër procure e noterizuar.

Shënim:

  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.  
  • Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për kushtet atmosferike.

🚌 Liqeni Matka – Shkup – Tetovë

1 of 7