🚌 Ski në Mavrovë - 2 ditë
Nisja:
23 – 24, 30 – 31 Janar
Qëndrimi: 2 ditë
Çmimi për Hotel Diplomat 3*– 39 €/personi
Çmimi për Hotel Imperial 4* – 49 €/personi
–
Programi:
Dita e Parë:
Nisja nga Tirana në orën 07:00 (Nisja nga Durrësi në 06:30) Do të vazhdojmë udhëtimin tonë drejt doganës së Qafë Thanës ku do të bëjmë një ndalesë për pushim të shkurtër në zonën e Librazhdit. Pasi të mbarojnë proçedurat doganore në Qafë Thanë do drejtohemi në qytetin e Ohrit, vizitë në pazarin dhe qytetin e vjetër të Ohrit, fortesën e Samuelit që ndodhet në kalanë e Aleksandrit të Madh. Më pas nisemi për në qytetin e Strugës ku kemi qëndrim të lirë. Akomodimi në Hotel. Konsumimi i darkës.
Dita e dytë:
Pas mëngjesit vazhdojmë udhëtimin drejt Parkut Kombëtar të Mavrovës. Qëndrimi i lirë për ski dhe për të shijuar natyrën e bardhë që Mavrova ofron. Shoqëruesi jonë mund t’ju ofrojë asistencë dhe sugjerime për personat që duan të mësojnë të skijojnë. Konsumimi i drekës në mënyrë individuale në restorantet e zonës (nuk ju mungon asistenca dhe sugjerimi i guidës nëse e dëshironi). Nisja nga Mavrova për në Tiranë rreth orës 15:00. Kthimi në Tiranë dhe Durrës në darkë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës.
Fundi i shërbimit tonë.
-
Në ofertë përfshihet:
- Udhëtimi vajtje-ardhje me autobuz komod
- Akomodimi në Hotel sipas përzgjedhjes
- Mëngjesi dhe darka
- Fitness në Hotel Imperial
- Shoqëruesi i grupit
Në ofertë nuk përfshihet:
- Siguracioni i Shëndetit në Udhëtim
- Hyrja nëpër monumente dhe muzeume
- Bileta e teleferikut
- Drekën
- Asgjë që nuk është përmendur në rubrikën "Në ofertë përfshihet"
Politikat e fëmijëve:
- 0 – 2.99 vjeç janë falas
- 3 – 5.99 përfiton 50% ulje
- 6 – 11.99 përfiton 35 % ulje
- Mbi 12 vjeç pagesë e plotë
Shënim:
- Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
- Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
- Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para nisjes.
- Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për kushtet atmosferike.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls etj.
- Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.