🚌 Strugë - Ohër - 2 ditë

STRUGË, OHËR, SHËN NAUM, GJIRI I KOCKAVE, TUSHEMISHT, DRILON

Nisjet:

Duke u përditësuar...


Qëndrimi: 2 ditë

Çmimi në Hotel me 3* - 39 €/personi

Çmimi në Hotel me 4* - 45 €/personi

Programi:

Dita e Parë:

-Nisja nga Tirana në orën 06:00.
-Nisja nga Durrësi në orën 05:00.
-Nisja nga Elbasani në orën 06:30.
Vazhdimi i udhëtimit për në doganën e Qafë Thanës me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Pas proçedurave doganore do të vizitojmë qytetin e  Ohrit.  Aty do të vizitojmë qytetin e vjetër, kalanë e qytetit, kishat e njohura dhe do të kemi mundësi për personat që dëshirojnë të zhvillojmë edhe lundrim me anije në liqen për të prekur pjesë të tjera të Ohrit. Pas dreke do të kthehemi dhe akomodohemi në Strugë. Darka në hotel. Mbremje e lirë.

Dita e dytë:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Ohrit për një kafe buzë liqenit dhe më pas do të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt Gjirit të Kockave. Aty do kemi mundësi të vizitojmë muzeun mbi ujë, një muze tepër i veçantë në llojin e tij. Do të ndalemi gjithashtu në Shën Naum, përpara se të vizitojmë Tushemishtin dhe parkun natyror në Drilon. Nisemi në rrugën e kthimit dhe në mbrëmje mbërrijmë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Fundi i shërbimit tonë!

Në ofertë përfshihet:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me autobuz komod
  • Akomodimi në hotel
  • Pishina dimërore & Spa (Hoteli IZGREV me 5*)
  • Mëngjesi dhe darka për ditët e udhëtimit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë shqipërisë.

Në ofertë nuk përfshihet:

  • Dreka
  • Hyrjet në Muzeume.
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.

Politikat e fëmijëve:

  • – 2.99 vjeç janë falas.
  • 11.99 vjeç, nëse akomodohet me 2 prindërit në dhomë përfiton 50% zbritje.
  • Mbi 12 vjeç pagesë e plotë.
  • Nese nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër procure e noterizuar.

Shënim:

  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryeshmë siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls etj.
  • Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.

🚌 Strugë - Ohër - 2 ditë

1 of 7