Cappadocia

Qëndrimi: 3 ditë

Çmimi: 299 €/personi

-

Ofertë e vlefshme për rezervime të shpejta në kohë!

Dita1:

Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Kayseri, nëpërmjet Stambollit. Nisja në orën 02:45. Mbërritja në Kayseri në orën 09:30. Pritja nga përfaqësuesi ynë. Paradite, nisja për të vizituar Muzeumin e Hapur të Goremës, me 5 Kishat Bizantine. Vazhdon vizita në Shkëmbinjte e Uchisar. Drekë e lirë. Pasdite vizitë në Avanos, qytezë në anë të Lumit të Kuq, më i gjati në Turqi, Passabag, Devrent Deresi dhe Urgup. Sistemimi në Hotel. Fjetje dhe Darkë në hotel.

Dita 2:

Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë e Qytetit Nëntokësor të Kaymakli. Pasdite të lirë. Fjetje dhe Darkë në hotel.

Dita 3:

Mëngjesi në Hotel. Paradite, të lirë pë shëtitje Opsionale. Pasdite, Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Kayseri në orën 16:10. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në orën 21:30.

Oferta përfshin:

  • Bileta e avionit vajtje–ardhje
  • Akomodimin për 2 netë në hotel me 5*
  • Mëngjeset dhe darkat për të gjithë ditët e akomodimit
  • Transfertat dhe Shëtitjet me autobus (sipas programit)
  • Shoqëruesin shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë

Cappadocia

1 of 3