Lefkada ♥groupgoal

Qëndrimi: 6 ditë

Akomodimi në Hotel Pegasos 3*

Çmimi: 209 €/personi

Oferta përfshin:

  • Transporti me Autobus Komod
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjesi dhe darka për të gjitha ditët e akomodimit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Të gjitha Guidat Sipas Programit

Fëmijët: 

  • 0-2.99 vjec - Pa pagesë
  • 3-7.99 vjec - 50% skonto
  • 8-11.99 vjec - 35% skonto

Qëndrimi: 6 ditë

Akomodimi në Hotel Ionian Star 3*

Çmimi: 259 €/personi

Oferta përfshin:

  • Transporti me Autobus Komod
  • Akomodim në hotel  
  • Mëngjesi dhe darka për të gjitha ditët e akomodimit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
  • Të gjitha Guidat Sipas Programit

Fëmijët: 

  • 0-2.99 vjec - Pa pagesë
  • 3-7.99 vjec - 50% skonto
  • 8-11.99 vjec - 35% skonto

Qëndrimi: 6 ditë

Akomodimi në Hotel Tesoro 4*

Çmimi: 269 €/personi

Oferta përfshin:

  • Transporti me Autobus Komod
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjesi dhe darka për të gjitha ditët e akomodimit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë
  • Të gjitha Guidat Sipas Programit

Fëmijët: 

  • 0-2.99 vjec - Pa pagesë
  • 3-7.99 vjec - 50% skonto
  • 8-11.99 vjec - 35% skonto

Programi:

Dita 1: Nisja nga Tirana në orën 12:00 të natës (1 ditë para datës së udhëtimit). Ndalesa të shkurta gjatë rrugës për në kufirin e Qafe Botës.
Pasi të kalojmë në tokën Greke ndalesa e parë do të bëhet në qytetin turistik të Pargës të ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do të konsumojmë edhe mëngjesin e ditës së premte pasi në Parga do të jemi rreth orës 07:00 – 08:00 të mëngjesit. Kohëgjatësia vizitës 1 orë e 30 min. Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe në shëtitoren kryesore buzë detit. Më pas nisemi drejt ishullit të Lefkades. Akomodimi në hotel rreth orës 12:00. Kohë e lirë për plazh pranë hotelit. Darka në Hotel.

Dita 2: Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qendrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri. Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45. Vizitojmë bregdetet me famë botërore të Lefkades: Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions dhe shpellën Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme eshte opsionale sipas dëshirës pasi ka kosto extra prej 20 Euro për person mbaron rreth orës 18:00 të pasdites. Kthimi në hotel. Darka në hotel. Qëndrim i lirë në qendër të ishullit .

Dita 2: Pas mëngjesit, nisemi për plazh në Kathisma-Lefkada, ku do të qëndrojmë nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Pas plazhit në Kathisma kthehemi në hotel. Pasdite e lirë. Darka në hotel.

Dita 4: Qëndrim i lirë për plazh ose opsionale turi “3 Beaches “ që realizohet me anije në 3 plazhet me kryesore te Lefkada, “Egremni , Porto Katsiki , Red Rocks “ dhe ndalohet pothuajse 2 orë në cdo plazh. Kjo shëtitje kushton 20 Euro dhe nuk është e detyrueshme por e këshillueshme. ( Ky udhëtim është i realizueshëm nga një numër i konsiderueshëm personash)
Pasdite rreth orës 18:00 kthehemi në hotel. Konsumimi I darkës në hotel. Pas darkës organizim i sugjeruar në party në anije.

Dita 5: Kohë e lirë për plazh, në mënyrën tuaj individuale. Nuk mungon sugjerimi i guidës.

Dita 6: Mëngjesi në hotel. Nisja për kthim nga kufiri Kakavisë. Ndalesë dhe shëtitje në liqenin dhe kalanë e Janinës. Kthimi në Tiranë në darkeë rreth orës 21:00 në darkë. Fundi i shërbimit tonë.

Shënim:

  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevat tek të bashkuar
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls etj
  • Nëse nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Lefkada

1 of 10