🏕️ Kamping në Gjipe - 2 ditë

GJIPE, SHPELLA E PËLLUMBAVE, LLOGARA

Nisjet: 7-8, 14-15, 21-22, 28-29 Gusht

Qëndrimi: 2 ditë

Çmimi: 3 900 lekë/personi

Programi:

Dita e parë: Tiranë – Llogara – Gjipe

Nisja nga Tirana në orën 06:00. Nisja nga Durrësi në orën 06:30. Nisja nga Elbasani në orën 05:15.
(Për realizimin e transfertave nga Elbasani duhet minimalisht  9 persona pjesëmarrës)
Ndalesë e shkurtër përgjatë rrugëtimit, përpara se të mbërrijmë në Llogara. Pushim për të shijuar panoramën që të ofrojnë mali dhe deti. Mbërritja tek parkingu i automjeteve dhe do të ecim rreth 20 minuta për të zbritur në plazh.
Mbërritja në kamp. Akomodimi dhe kohë për plazh. Konsumimi i lirë i drekës. Pas dreke eksplorim dhe lojëra. Konsumimi i darkës. Pas darke zjarr, muzikë, lojëra dhe animacione.

Dita e dytë : Gjipe – Tiranë

Konsumimi i mëngjesit. Pas mëngjesit fillojmë zbulimin e kanionit ku njihemi dhe me të pathënat rreth tij. Kohë për plazh. Opsionale vizitë me skaf tek Shpella e Pëllumbave dhe qëndrim për plazh. Pasdite kthimi drejt Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit. Mbërritja në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!

Në ofertë përfshihet:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje dhe vizitat me autobus komod 
  • Fjetja 1 natë në çadër kampingu
  • Mëngjesi tek restoranti i kampingut
  • Animacione gjatë udhëtimit
  • Shoqërues gjatë udhëtimit

Në ofertë nuk përfshihet:

  • Opsionale paketa ushqimore drekë dhe darkë - 1 500 lekë/personi
  • Shëtitje me skaf në Shpellën e Pëllumbasit - 500 lekë/personi
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.

Shënim:

  • Qëndrimi në çadër teke (single) ka pagesë extra.
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.

🏕️ Kamping në Gjipe - 2 ditë

1 of 4