🚌 Plazh në Dubrovnik - 6 ditë

DUBROVNIK, CAVTAT, KOTORR, 3 ISHUJT, PERAST, BUDVA

Nisjet: 

29 Gusht – Hotel Lero 4* - 299 €/personi, Hotel Ivka 3* - 289 €/personi

29 Gusht – Hotel Lero 4* - 289 €/personi, Hotel Ivka 3* - 279 €/personi

Qëndrimi: 6 ditë

  • Hotel Ivka 3* - në qendër të zonës Lapad
  • Hotel Lero 4* (Pishinë & SPA) - 350m nga Bellevue Beach - 20 minuta ecje nga qendra e qytetit të vjetër.

Programi:

Dita e Parë:

Nisja nga Tirana në orën 05:00. Nisja nga Durrësi në orën 04:15. (500 lekë/personi pagesë extra). Nisja nga Elbasani në orën 04:15. (500 lekë/personi pagesë extra) Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivierës së Malit të Zi. Ndalesë në Budva për të vizituar qytetin e vjetër dhe monumentet kreysore të qytetit. Dreka e lirë. Vazhdimi i udhëtimit për në HercegNovi, dhe fillimisht me traget do të kalohet gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin Kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Kohë e lirë. Darka në Hotel.

Dita e dytë:

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në portin e ri të qytetit të Dubrovnikut. Aty na pret anija për një ditë plot me ngjyra deti. Lundrimi me anijen Elaphite ju çon në një ekskursion të plotë ditor për të vizituar tre ishujt më të bukur në arkipelagun e Dubrovnikut, ishujt Koloçep, Shipan dhe Lopud, kështu që mund të eksploroni vendet historike, natyrën e paprekur dhe frymën e kohërave të vjetra. Ju do të lundroni duke qëndruar në bordin e anijeve tona të gjera tradicionale prej druri, Kupinova ose Gospe od Karmena, të cilat janë ndër më të mëdhatë që vizitojnë ishujt dhe janë të pajisura me tualete në bord, kuzhinë, zonë ngrënieje dhe kuverta panoramike të diellit. Qëndrimi është i organizuar në secilin ishull (Koloçep rreth 1 orë, Shipan rreth 45 minuta, Lopud dhe 2 orë gjysmë me mjaftueshëm kohë për të vizituar, për të eksploruar pamjet lokale, për të bërë banjo dielli dhe not. Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale dhe kushton 35 eur/personi, ku i’u perfshihen dreka, pije jo-alkolike dhe alkolike pa limit. Kthimi në hotel. Darka në hotel. Qëndrim i lirë në qëndër të qyteti ku nuk mungojnë sugjerimet e guidës. (Për personat që nuk kanë dëshirë të bashkohen guidës mund të shfrytëzojnë pishinën e hotelit ose plazhet pranë tij)

Dita e Tretë:

Pas mëngjesit, i drejtohemi teleferikut në qytet, ku pasi të ngjitemi, konsumojmë kafen e mëngjesit me pamjen panoramike të qytetit të mrekullueshëm të Dubrovnikut. Pas zbritjes, vizitojmë qytetin e vjetër të Dubrovnikut. Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Françeskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Vlashit, Katedralja e Shën Mërisë, Monumenti i Orlandos etj. Kjo shëtitje zgjat deri rreth orës 12:00. Më pas nisemi për plazh në Banja beach të Dubrovnik, ngjitur me qytetin e vjetër, ku do të qëndrojmë deri rreth ores 17:00. Aty do gjeni mundesinë për të zhvilluar sporte ujore. Pas qëndrimit në Banja Beach kthehemi në hotel. Pasdite e lirë. Darka në hotel. Mbrëmja e lirë. (Për personat që nuk kanë dëshirë të bashkohen guidës mund të shfrytëzojnë pishinën e hotelit ose plazhet pranë tij)

Dita e Katërt:

Pas mëngjesit, nisemi për Babin Kuk, një nga lagjet e qytetit të Dubrovnikut do të qëndrojmë për plazh tek plazhi “Copa Cabana”. Mundësi për sporte ujore. Gjatë pasdites kthehemi në hotel. Darka në hotel. Mbrëmja e lirë. (Për personat që nuk kanë dëshirë të bashkohen guidës mund të shfrytëzojnë pishinën e hotelit ose plazhet pranë tij)

Dita e Pestë:

Pas mëngjesit, është mundësia për një ditë opsionale në rivierën e Dubrovnikut, e cila kushton 10 eur/personi dhe kjo ditë fillon me fshatin turistik Srebreno ku do të qëndrojmë për plazh deri nga ora 16:00. Aty është edhe mundësia për qëndër tregtare tek “Sub City”. Pas orës 16 do të shkojmë tek qyteti më jugor i Kroacisë, në Cavtat, për të vizituar qytetin. Gjatë mbrëmjes kthehemi në hotel. Darka në hotel, mbrëmja e lirë. (Për personat që nuk kanë dëshirë të bashkohen guidës mund të shfrytëzojnë pishinën e hotelit ose plazhet pranë tij)

Dita e Gjashtë:

Pas mëngjesit dhe check out-it, nisemi drejt Malit të Zi ku do të përshkojmë të gjithë gjirin e Kotorrit edhe do të ndalojmë në fshatin e Perastit ku do të kemi mundësi për një shëtitje opsionale tek dy ishujt e gjirit të Kotorrit, ishulli i Shën Gjergjit dhe Perëndia e shkëmbinjve. Pas vizitës në këto ishuj, do të nisemi për një vizitë në qytetin e Kotorrit, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Pasi të vizitojmë monumentet kryesore të qytetit si Sheshi i armëve, Katedralja e Shën Trifonit etj, do të nisemi drejt Tiranës. Mbërritje në Tiranë rreth mbrëmjes vonë.

Në ofertë përfshihet:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus komod
  • Akomodimi për 5 netë në Hotel Lero 4*
  • Mëngjeset & darkat
  • Përdorimi i pishinës së Hotelit
  • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë shqipërisë.

Në ofertë nuk përfshihet:

  • Siguracioni i jetës në udhëtim i detyrueshëm
  • Shëtitja me anije 35 €/personi
  • Bileta e teleferikut 25 €/personi
  • Taksa Lokale 1.5 € në natë hotelet me 3* dhe 3 € në natë hotelet me 4*
  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.

Politikat e fëmijëve:

  • 2.99 vjeç janë falas.
  • 7.99 vjeç, 50% zbritje.
  • Mbi 8 vjeç pagesë e plotë.
  • Nese nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër procure e noterizuar.

Shënim:

  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryeshmë siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls etj.
  • Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.

🚌 Plazh në Dubrovnik - 6 ditë

1 of 13