🚌 Theth All Inclusive - 2 ditë

Nisjet:

7 - 8, 11 - 12, 14 - 15, 18 - 19, 21 - 22, 25 - 26, 28 - 29 Gusht

1 - 2, 4 - 5, 8 - 9, 11 - 12, 18 - 19, 25 - 26 Shtator


Qëndrimi: 2 ditë

Çmimi All Inclusive  - 6 500 lekë/personi

Programi:

Dita e Parë:

-Nisja nga Tirana në orën 06:00.
-Nisja nga Durrësi në orën 05:00.
-Nisja nga Elbasani në orën 05:00.

Pushim kafeje rrugës. Mbërrijmë në Theth. Kryejmë akomodimin në bujtinë. Konsumimi i drekës në restorantin e bujtinës. Zbresim në luginë dhe vazhdojmë ecjen paralel me lumin. Vizitojmë kishën. Pas kishës zbresim tek lumi ku vizitojmë Kullën e Ngujimit, ku janë pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithë bajraku i Shalës. Vazhdojmë ecjen drejt ujëvarës se Grunasit, e cila është një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare, shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj të hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojmë rreth 1 orë për të shijuar pamjen ose për të bërë foto. Më pas kthehemi për në bujtinë. Konsumimi i darkës në restorantin e bujtinës. Lojëra  argëtuese gjatë qëndrimit në ambjentet e bujtinës.

Dita e dytë:

Ora 8.00 – 9.00 mëngjesi me produkte të freskëta vendi (bukë, djathë, reçel, mjaltë, qumësht, çaj, vezë,etj) Pas orës 09.00 nisemi nga bujtina drejt Syrit të Kaltër (Syri i Kapresë), me automjetet e zonës  për të parë vaskat  e gurit, të cilat janë formacione shkëmbore të krijuara nga prurjet e bollshme të ujit. Pamja e tyre është mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtësisht të rrumbullakëta dhe të lëmuara, ato ngjasojnë pikërisht si vaska. Gjatë udhëtimit tonë, duke qënë se prurjet e ujit rrallohen, mund të freskohemi në to. Këto masive shkëmbore finalizohen me një pishinë natyrale me ujë të kristaltë ku mund të kryejmë edhe zhytje.
Më pas vazhdojmë rrugën drejt Syrit të Kaltër. Vendndodhja e kësaj bukurie është në Kapre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Këtu do kemi mundësi të pushojmë. Gjatë kthimit nga Syri i Kaltër për në fshatin e Thethit, vizitojmë kanionin, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. (Udhëtimi për tek syri i kaltër mund të kryhet vetëm me automjetet e zonës dhe ka një kosto extra prej 500 lekesh të reja për person ). Më pas nisja për në kthim rreth orës 12:00. Pushim për kafe dhe drekë në Shkodër. Mbërritja në Tiranë, Durrës & Elbasan rreth orës 21:00.

Fundi i shërbimit tonë.

Shënim : 

  • Nga fshati për të shkuar te ujëvara e Grunasit zgjat 1 orë e 30 min  ecje në këmbë vajtje-ardhje.
    Vajtja për  te syri i kaltër behet me  automjetet e zonës  duke qënë se automjeti ynë nuk mund të shkojë për arsye të terrenit të vështirë.
    Çmimi për të shkuar me automjet kushton 500 lekë/personi vajtje-ardhje.

Në ofertë përfshihet:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me autobuz komod
  • Akomodimi në bujtinë
  • Mëngjesi, dreka dhe darka
  • Argëtimi pranë zjarrit në mbrëmje
  • Shoqëruesi i grupit

Në ofertë nuk përfshihet:

  • 150 lekë hyrja në kullën e ngujimit
  • 500 lekë automjeti i banorëve vendas për vizitën në syrin e kalter
  • Gjithçka që nuk është përmendur më sipër

Politikat e fëmijëve:

  • 0 – 1.99 vjeç janë falas
  • 2 – 5.99, përfiton 15% ulje
  • Mbi 6 vjeç pagesë e plotë

Shënim:

  • Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë ekstra në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
  • Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
  • Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
  • Për realizimin e këtij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • Pagesa e bërë është e pakthyeshme.  
  • Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për kushtet atmosferike.

🚌 Theth All Inclusive - 2 ditë

1 of 10