Ture 1 Ditore me 🚌

1. LEPUSHË – TAMARE – 13 €/ personi

LEQET E HOTIT, TAMARË, LEPUSHË, SHKODËR

Nisjet: 28, 29 Gusht

4, 5, 11, 12, 18, 19, 25, 26 Shtator

Programi:

 Nisja nga Tirana në orën 06:00. Nisja nga Durrësi në orën 05:15. (Pagesë extra 300 Lekë/personi). Nisja nga Elbasani në orën 05:15. (Pagesë extra 300 Lekë/personi). (Për realizimin e transfertave nga Durrësi dhe Elbasani duhet minimalisht  9 persona pjesëmarrës). Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin rreth 30 minuta përpara se të mbërrijmë në Ballkonin panoramik përbri Leqeve të Hotit. Aty do të qëndrojmë për të shijuar pamje magjepsëse që na ofron lugina e lumit Cem. Më pas vazhdojmë përmes Leqeve të Hotit për të mbërritur në Lëpushë. Lëpusha e vendosur në krahinën e Kelmendit është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare me një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane. Në këtë fshat tejet të bukur do kemi mundësinë të konsumojmë drekën me gatime tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë, duke ecur përmes tij, ujëvarën dhe bukuritë që ofrojnë këto anë të alpeve tona. Pasdreke ne do të vizitojmë një tjetër fshat të bukur alpin, është Tamara, që është gjithashtu edhe qendra administrative e krahinës i vendosur buzë lumit alpin të Cemit. Në rrugën e kthimit do të kemi dhe një ndalesë në pedonalen e Shkodrës. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!

-----

2. Budva – Pllocë– 15 €/personi

Nisjet:  21, 22, 28, 29 Gusht

4, 5, 11, 12, 18, 19, 25, 26 Shtator

2, 3, 9, 10 , 16 ,17, 23, 24, 30, 31 Tetor

-

Programi:
Nisja nga Tirana në orën 06:00. Nisja nga Durrësi në orën 05:15 (Pagesë extra 300 lekë/personi). Nisja nga Elbasani në orën 05:15 (Pagesë extra 300 lekë/personi). (Për realizimin e transfertave nga Durrësi dhe Elbasani duhet minimalisht 9 persona pjesëmarrës)
Pas kalimit të pikës kufitare të Murriqanit, vashdojmë drejt destinacionit të Plaza Pllocë ku do të kemi mundësi për të shijuar detin deri në orën 15:30. Udhëtimi vazhdon drejt Budvës për të vizituar Qytetin e Vjetër, kërcimtaren e Budvës, Portin e Jahteve. Qëndrim në Budva për rreth 1 orë. Më pas nisemi drejt Shqiperisë. Mbërritja në Tiranë & Durrës në darkë. Fundi i shërbimit tonë!

-----

3. Lumi i Shalës – 2 300 lekë/personi

Nisjet: 21, 22, 25, 28, 29 Gusht
1. 4, 5, 8, 11, 12, 18, 19, 25, 26 Shtator

-

Programi:
Nisja nga Tirana në orën 06:00. Nisja nga Durrësi në orën 05:15. (Pagesë extra 300 Lekë/personi). Nisja nga Elbasani në orën 05:15. (Pagesë extra 300 Lekë/personi). (Për realizimin e transfertave nga Durrësi dhe Elbasani duhet minimalisht 9 persona pjesëmarrës).
Vazhdimi i udhëtimit drejt liqenit të Komanit. Ndalës për kafe gjatë rrugës. Përpara se të nisim lundrimin me varkë qëndrojm pak në portin e Komanit për pushim dhe relaks. Shëtitja me varkë midis bukurive përrallore që natyra ofron zgjatë rreth 50 minuta, vetëm 1 drejtim. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e lumit te Shalës ,shkëmbinjt e thepisur që e rrethojnë dhe malet e gjelbëra e bëjnë këtë vënd që të cilësohet si TAJLANDA SHQIPTARE. Pasi të kemi mbërritur nga lundrimi me varkë do të pushojmë buzë lumit në pikën më kryesore, kulmin e bukurisë së natyrës në këtë zonë ku pervecse konsumimit të drekës apo lojërave të ndryshme mund të notojmë në lumë. Kohë e lirë për tu relaksuar rreth 3-4 orë, shëtitje në natyrën e virgjër, argëtim, volejboll, plazh, dreka me produkte kryesisht të zonës. Më pas lundrojmë përsëri me varka drejt liqenit të Komanit dhe përgatimemi për t’u kthyer në Tiranë. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje. Fundi shërbimit tonë!

 

-----

4. Karaburun – Sazan – 2 500 lekë/personi

Nisjet:  21, 22, 25, 28, 29 Gusht

1, 4, 5, 8, 11, 12, 18, 19, 25, 26 Shtator

-

Programi:
Nisja nga Tirana në orën 06:30. Nisja nga Durresi në orën 06:30. Nisja nga Elbasani në orën 05:15. (Pagesë extra 300 Lekë/personi). Vazhdimi i udhëtimi drejt Vlorës. Mbërritja në Vlorë. Në orën 09:00 nisim lundrimin me anije nga porti kryesor i  qytetit të  Vlorës. Ndalesë dhe vizitë rreth 1 orë në ishullin e Sazanit. Vizitë panoramike në shpellën e Haxhi Alisë. Plazh në Karaburun 3-4 orë. Kjo shëtitje e mrekullueshme mbaron rreth orës 18:30 – 19:00 në portin kryesor të qytetit.

Nisja për në Tiranë. Ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan  në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!

 

-----

 

Në ofertë përfshihet :

  • Transporti me automjet komod
  • Shoqërues Shqiptarë

Në ofertë nuk përfshihet :

  • Drekat
  • Paisjet e skive
  • Hyrjet në muze dhe parqe
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim
  • Gjithçka qe nuk është përmendur në rubrikën "ne çmim përfshihet"

Politikat e fëmijëve :

  • Në varësi të udhëtimit 

Shënim:

  • Në rast anullimi të udhëtimeve klientët do të njoftohen 3 ditë para.
  • Për realizimin e këtyre udhëtimeve numri minimal i pjesëmarrësve është 20.
  • Pagesat e bëra janë të pakthyeshme.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryeshmë siç janë mungesë dokumentacioni, ekspuls etj.
  • Gjatë qëndrimit në autobuz duhet të jeni të pajisur me maska mbrojtëse.

Ju lutem na kontaktoni për më shumë detaje!

Ture 1 Ditore me 🚌

1 of 31