🚌 Vermosh - Tamarë - Lëpushë - Plavë - 2 ditë

Nisjet:

7 - 8, 11 - 12, 14 - 15, 18 - 19, 21 - 22, 25 - 26, 28 - 29 Gusht

1 - 2, 4 - 5, 8 - 9, 11 - 12, 18 - 19, 25 - 26 Shtator

Hotel Rosi - 6 500 lekë/personi

Shtepiza Druri Eko Katun Rosi - 6 500 lekë/personi

Qëndrimi: 2 ditë

Programi:

Dita e Parë:

Nisja nga Tirana në orën 06:30
Nisja nga Durrësi në orën 06:00
Nisja nga Elbasani në orën 06:00

Ndalesa gjatë rrugës, një në aksin rrugor Lezhë – Shkodër për të pirë kafen e mëngjesit. Ndalesë në Ballkonin Leqet e Hotit ku shijojmë pamjen e mrekullueshme që na rrethon në të katërta anët. Mbërritje në Lepushë, në drekë. Më pas i drejtohemi Ujvarës së Lëpushës (rreth 45 minuta ecje malore vajtje – ardhje) (Shënim për personat që nuk duan të bëjnë ecjen mundet të qëndrojnë tek bujtina, shëtitje aty pranë ose kohë e lirë). Më pas nisemi për në Plavë duke kaluar doganën ”Bashkimi” dhe vizitojmë qytetin dhe Liqenin e Plavës. Më pas mbërrijmë në Guci dhe akomodohemi në hotel Rosi. Vjen koha e darkës, shijojmë ushqimin në tavolinat e shtruara me gatimet tradicionale të zonës. Mbrëmje festive.

Dita e dytë:

Konsumimi i mëngjesit në hotel mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit përreth, duke shijuar gjithë natyrën fantastike të trevave Shqiptare në Malin e Zi. Më pas nisemi për në fshatin Vuthaj ku do të bëjmë vizitë në Krojet e Ali Pashë Gucisë dhe në Syrin e Kaltër të Skafkacit sëbashku me Ujvarën GËRLA. (Sugjerohet dreka tek restoranti buzë ujvarës, EXTRA 10 euro për person). Më pas kthehemi për në Tamarë (qëndrim rreth 30 minuta). Kthehemi për në Tiranë me një ndalesë në Shkodër. Mbërritja në Tiranë, Durrës  dhe  Elbasan rreth orës 21:00 – 22:00. Fundi i shërbimit tonë!

Në ofertë përfshihet:

  • Udhëtimi vajtje-ardhje me autobuz komod
  • Akomodimi në Hotel 
  • Mëngjesi i ditës së dytë
  • Darka e ditës së parë
  • Pijet gjatë vakteve
  • Mbrëmje festive
  • Shoqëruesi i grupit

Në ofertë nuk përfshihet:

  • Gjithçka që nuk është përmendur më sipër
  • Dreka e ditës së parë
  • Dreka në Vuthaj, ditën e dytë, 10 euro për person
  • Siguracioni i shëndetit në udhëtim

🚌 Vermosh - Tamarë - Lëpushë - Plavë - 2 ditë

1 of 4